KreuStil Jetese

11 këshilla bukurie për t’i provuar në shtëpi

Parukierët dhe estetistët më të mirë sjellin eksperiencat e tyre nga pasarelat, duke zëvendësuar produktet kozmetike, me produkte që aplikohen lehtësisht në shtëpi, madje me efekt magjik.

Shkëlqim alumini

Laurent Philippon, drejtor artistik i Bumble&Bumble thotë se në vend që të blini një piastër të vërtetë, zevendësojeni me disa fletë alumini nga ato që gatuani. Prijini në formë drejtkëndëshe dhe rrotullojini në formë cilindrike për të krijuar kaçurrela të butë. Ndajini flokët sipas dëshirës në fije, mbështillini ato me fletë alumini dhe mbani tharësen e flokëve në nxehtësinë maksimale mbi to. Pa u ftohur fletët e aluminit, hiqini nga flokët dhe do të krijoni kaçurrela me efekt hollivudian.

Ngjyros rrënjët e flokëve

Eksperti i flokëve David Lucas thekson se duhet të shtyni sa më lyerjen e flokëve, edhe kur po shikoni që rrënjët po duken. Mos shkoni në parukeri, por përdorni një rimel me të cilin mund të korrigjoni bojën e dalë, duke zgjedhur të njëjtin tonalitet që kani flokët.

 

Rimel me efekt Betty Boob

Nëse doni qerpikë të ndarë, njësoj si efekti i famshëm Betty Boob, ka një mënyrë pa shpenzuar. Ekspertët e make up-it sugjerojnë rimelin Maybelline New York Colosal Big Shoot, i cili ka aftësi të menjëhershme të ndajë në fije qerpikët duke ju dhuruar skaje të rrumbullakosura.

 

Shampo organike

Specialistja e flokëve Marisol sugjeron që për larjen e flokëve të përdorni një shampo 100 për qind organike. E tillë është Cattier Extra-Gentle, e cila i mban flokët e butë dhe i ushqen në mënyrë natyrale, pa shpenzuar shumë para, sepse kushton vetëm 12 euro.

 

Magjia e Nivea-s

Parukieri David Mallett pranon se brenda kutisë blu të kremit Nivea mund të zbuloni një tjetër efekt të saj. Ky krem mund të jetë një kurë e përditshme për flokët tuaj. Lyeni me krem ekstremitet e djegura të flokëve, efekti është magjik, madje shërben dhe si maskë që ndihmon rritjen e tyre.

Detoks për flokët

Epidemiologu Joëlle Ciocco pohon se për të detoksifikuar flokët dhe për të hequr grimcat që e kanë ndotur atë nga stilimi apo lyerja, mund të zëvendësoni shampon me uthull të bardhë. Në një filxhan hidhni uthull të bardhë, pak trumzë ose rozmarinë, të cilat falë efektit antibakterial i bëjnë flokët tuaja më të shëndetshme.

Ngrirës për flokët

Parukieria Delphine Courteille thekson se për të shmangur ngrirjen e flokëve me llak, atë mund ta zëvendësoni me xhelin e aloe vera, i cili ka të njëjtin efekt, por është tej mase ushqyes, nuk i bën ato të yndryshme, i mban të buta para dhe pas tharrjes, pa harruar që ka efekt stilimi të paparë.

 

Balsami që bën gjithçka

Dermatologu Colbert thekson se zbutësi i buzëve ka efekt magjik edhe për mollëzat, sidomos gjatë dimrit kur ato skuqen apo thahen nga i ftohti. Ai riparon lëkurën e dëmtuar dhuron një shkëlqim natyral, edhe në rastet kur mbi të keni aplikuar grimin.

Skrab me pambuk

Make-up artisti Carole Colombani sugjeron para aplikimit të buzëkuqit një skrab të lehtë, në mënyrë që ti bëjë buzët të përsosura. Bëni një skrub të lehtë me anën e tamponit me të cilin pastroni grimin, mjafton ta aplikoni atë në formë rrethore mbi buzë.

Pastrimi i grimit me letrat e lagura për bebe

Terry de Gunzburg, artisti dhe themeluesi i markës së Terry pohon se mënyra më e mirë për të hequr grimin dhe vajin, pa harxhuar një dyzinë me pambuk, janë letrat e lagura që përdoren për bebet. Janë efikase, sepse janë krijuar për të pastruar në thellësi lëkurën dhe nuk kanë efekte anësore.

Maska universal

Susanne Kaufnann, kujdestare e markës me të njëjtin emër nuk e heq asnjëherë nga dushi vajin e kokosit, i cili zëvendëson maskat dhe kondicionerët. “E zbatoj si një maskë para larjes për 10 minuta për të riparuar flokët dhe për të ruajtur një gjatësi normale të flokut, duke i mbajtur të buta dhe të hidratuara”.