Qëkur u bë publike shtatëzania e tretë e Dukeshës Middleton ajo nuk kishte dalë më në publik për arsye shëndetësore. Ajo ka dalë për herë të parë e shoqëruar nga princ William e princ Harry gjatë një pritjeje në Buckingham Palace për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Dukesha ishte elegante e mahnitëse si gjithmonë, e veshur me një fustan të kaltër dantelle me mëngë të gjata dhe mbante në dorë clutch-in e saj klasik të zi. Kate e kishte plotësuar paraqitjen me një make up natyral e flokët me onde. Trioja mbretërore, Kate, William dhe Harry kanë qëndruar në shoqërinë e të ftuarve nga organizatat e shëndetit mendor.

