Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes si një çift i ri i showbizit shqiptar, por nuk e kanë pranuar kurrë publikisht se janë në një lidhje dashurie duke u shprehur se janë miq të mirë.
Duket se ata kanë ndryshuar mendim! Pak momente më parë Klea ka ndarë një foto mjaft romantike në të cilën Elgiti e puth në ballë teksa ajo qëndron symbyllur. E për të na e konfirmuar edhe më shumë, vetëm dy minuta përpara Kleas të njëjtën foto e ka ndarë në Instagram edhe Elgiti, kompozitori i “Amla”, këngës së njohur të Kleas me “Alar Band”.
Reagimet e miqve dhe ndjekësve të Kleas kanë qenë të menjëhershme në këtë post, me urime e emoji zemrash pafund. Më në fund, pas shumë pyetjesh e spekulimesh mbi marrëdhënien e tyre, çiftit ka vendosur të bëjë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Yjet e Hollywood-it kundër Weinstein
Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit!
Franco Noriega, chef-i superseksi

