Të miksosh sharmin e parezistueshëm të një shefi kuzhine, me shijen po ashtu të parezistueshme të gatimeve të tij, duket si një kombinim fatal, përballë të cilit të gjitha do të dorëzoheshim. Por ky kombinim është mëse i vërtetë, të paktën për këto pesë sheaf kuzhine që po bëjnë namin në Instagram, por s’dimë të themi nëse pëlqehen më shumë për gatimet e shijshme, apo për të qenit vetë të ‘shijshëm’. Megjjthatë ne ju sugjerojmë t’i ndiqni në rrjetin social dhe pse jo të mësoni prej tyre pjatat e përgatitura nga doçkat e shefave më seksi të instagramit.
