KreuFashion

Mëngjes apo darkë: kur duhet ta konsumojmë qumështin?

Është produkti ushqimor fillestar për një të sapo lindur. Ashtu sikurse, të gjithë e kemi kaluar fazën kur bënim ‘luftë’ me nënat, vetëm për të shmangur konsumimin e një gote qumësht, sidomos në mëngjes. Teksa trupi sa vjen e zhvillohet, kjo lëndë ushqyese bëhet e domosdoshme për organizmin. Kështu, një përqindje jo e pakët njerëzish rrëmbejnë kutinë e qumështit menjëherë sapo zgjohen. Por, sipas studimeve më të fundit, është më mirë të ndërroni kohën kur e konsumoni. Qumështi është më i preferueshëm mbrëmjeve për organizmin, për aq kohë sa përmban triptofan amino acid. Ky i fundit, rrit nivelin e melatoninës – njohur ndryshe si hormoni i gjumit. Vetëm duhet treguar kujdes. Mos shkoni në shtrat menjëherë pasi keni konsumuar qumësht. Aciditeti i lartë në përmbajtje nuk favorizon gjendjen e qetësisë së plotë të trupit. Ideale do të ishte një diferencë prej 2 ose 3 orësh ndërmjet proçeseve. Përsa i përket mëngjesit, rrisqet për konsumimin e qumështit që në orët e para të ditës, vijnë si pasojë e rendesës së tij likuide. Kjo mund të çojë në probleme stomaku të paevitueshme, e për këtë arsye preferohet zëvendësimi me lëngje të tjera më të lehta gjatë këtij vakti. Po ju, kur e konsumoni qumështin?