Tanimë ajo i ka hequr veshjet seksi me të cilat publiku zbuloi shtatzëninë e saj ( në pasarelën e Victoria’s Secret), modelja ka dalë për shopping me mamanë e Bradly Copper, në veshje tërsisht të rehatshme
Veshje të rehatshme, syze të zeza dhe disi e uritur: larg nga pasarelat Irina Shayk është një mama në pritje të ëmbël si gjithë të tjerat, dhe po gëzon muajt e parë të shtatzënisë në familje, larg nga reflektorët.
Ajo është fotografuar teksa del nga një supermarket së bashku me Gloria Copper, mamanë e Bradley, aktorin me të cilin ajo është e lidhur prej një viti e gjysmë.
Lajmërimi për shtatzëninë e saj erdhi papritur, në 30 nëntor, gjatë sfilatave të Victoria’s Secret, kur modelja sfiloi me barkun jo pak të dukshëm. As ajo as partneri i saj nuk kanë dashur të japin deklarata, si besnikë të një stili jetese shumë të rezervuar.
Çifti është dukur shumë në harmoni qysh prej fillimeve, aq sa lajmi se modelja ishte shtatzënë ishte përhapur edhe herë të tjera. Kësaj here gjithçka është e vërtetë. Dhe pas disa muajsh ata do të jenë tre.
/BORDO/ Anila Dedaj
50 gratë më të bukura të 100 viteve të fundit
10 mendime pozitive që do t’ju ndryshojnë jetën
Pse kjo është një ditë e veçantë për Vesa Lumën?
Tuna pozon shtatzënë për BORDO
Do fluturoni? Këto janë linjat më komode
Fustanet më të bukura të nusërisë së VIP-ave
Diçka ka ndryshuar tek Luana Vjollca
Yjet që u veshën më mirë këtë javë
Veprimet humane që kanë prekur mbarë rrjetin!
