Sot për Vesa Lumën, është një ditë ndryshe nga të tjerat, një ditë emocionesh dhe kujtimesh, pikërisht zanafilla e dashurisë së saj me Big Bastën. Katër vjet më parë (12.12. 2012) këngëtarja dhe moderatorja e njohur i ka thënë “po” atij që sot është bashkëshorti dhe babai i Lianit të vogël. Një familje që reflekton pozitivitet edhe harmoni, një bashkim në dashuri i dy trojeve shqiptare.
Një dedikim romantik dhe emocionues por mbi të gjitha i sinqertë ai Vesës në rrjetet sociale, për babin e Lianit, për të cilën ajo ndihet shumë krenare:
“Të dua se je njeriu më i mirë në botë, se punon me gjithë qenien tënde për gjërat që do, se vetëm ti më bën të qeshë edhe kur jam tepër e mërzitur. E adhuroj momentin kur shoh Lianin si mbështetet në krahët e tua… Si sot katër vjet më parë të thashë “Po!”, dua të jem e jotja përgjithmonë! Dhe sot, jam krenare për dashurinë tonë të sinqertë që shtohet çdo sekondë! Të dua shumë!”
https://www.instagram.com/p/BN6nppdDdOm/?taken-by=vesaluma
Tuna pozon shtatzënë për BORDO
Do fluturoni? Këto janë linjat më komode
Fustanet më të bukura të nusërisë së VIP-ave
Diçka ka ndryshuar tek Luana Vjollca
Yjet që u veshën më mirë këtë javë
Veprimet humane që kanë prekur mbarë rrjetin!
