KreuArt

“Rënia” e një teatri, dhe shkëlqimi që premtohet

tkTeatri është arti i të parit vetveten, ka thënë Augusto Boal, mjeshtri i brazilian i skenës që themeloi atë që quhet “Teatri i të shtypurve”. Ide apo propozime të tilla që çojnë në shembjen e Teatrit Kombëtar, që ka më shumë se 70 vite arti dhe kulture i ngacmojnë aktorët shqiptarë emocionalisht, u shemb atyre shpresat që kur të qëndrojnë para TK-së të ripërjetojnë kujtimet, të “rishikojnë” personazhet e tyre tek u parakalojnë dhe t’i përshëndesin me nostalgji… Teatri Kombëtar, përpos pjesës së artit dhe historisë që mbart, prej ftohtësisë së mureve, rrezikut që mbartin ato, ndoshta shihet tanimë si një vepër anakronike. Është në fakt si një anakronik hyjnore, për njerëzit që punuan dhe u rritën aty artistikisht, por edhe sa do të rezistojë ai?!

Lidhur me këtë çështje, artisti i mirënjohur Robert Ndrenika, ishte i pari që në një bisedë në tryezë ka pasur një shpërthim të justifikuar emocional, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, në të cilën ai shprehte përvuajtjen shpirtërore për shembjen e TK-së. Ndërsa, Kumbaro e ka ftuar Ndrenikën që trishtimin dhe frikën për shembjen e teatrit ta shuajë me gëzimin që do t’i dhurojë ngjitja në skenën e teatrit të ri.

Shqetësimit të aktorëve dhe jo vetëm, iu përgjigj sot gjatë dëgjesës publike lidhur me dy nga projektet më të mëdha të kulturës për rinkonstruktionin e TKOB-së dhe ndërtimit të skenës së re “Turbina”, edhe kryeministri Rama. ‘‘Kadri Roshi, u thoshte studentëve se nuk mund të bëhesh aktor pa prekur pluhurin e skenës”, tha ai.

Kush ka kundërshtuar shembjen e TK-së, sot po e shikon tek shembet para syve.

“Po të ishte për pluhurin ne do të ishim qendra e botës në art. Pluhuri i Roshit, është ndryshe nga ai i harresës që ka zënë shtresa shumëvjeçare. Ata që kundërshtonin ndërtimin nga e para të TK-së, e shikojnë sot tek po shembet vetë, dhe kjo mund të jetë skena e një tragjedie të vërtetë. Uroj të mos ndodhë. Skena e re do të ketë dy salla me 400 dhe 150 spektatorë dhe mjediset e tjera. Nuk do ta zëvendësojnë TK-n, por do ketë kushte si asnjëherë më parë”, vijoi më tej Rama.

Toka mbi të cilën prej 70 vitesh artistët vrapojnë për të ‘‘servirur’’ art një populli të kequshqyer fatkeqësisht në këtë aspekt si ky i yni, do të jetë e njëjta, teatri do të bëhet po në qendër të Tiranës. Është një lajm i gëzueshëm ky për artistët të cilët gjatë kësaj periudhe kanë ndierë shqetësimin dhe frikën se ky vend, për ta i shenjtë do të shkëpuste çdo lidhje me teatrin, duke u lënë artdashësve e sidomos artistëve që janë të lidhur me këtë skenë një vakum shpirtëror që vështirë se mund ta zëvendësojë teatri i ri, sado modern ai qoftë, do të kishte 70 vjet histori, kujtime e nostalgji më pak për t’u rrëfyer.

Për fatin e TK-së u shpreh sot ndër të tjerë gjatë prezantimit të projekteve edhe aktori Sokol Angjeli. Ndihej lumturia dhe emocionet për faktin se TK do të ndërtohet sërish në qendër të Tiranës: “Dilema jonë për Teatrin Kombëtar mori fund! Dilema e artistëve të Teatrit Kombëtar mori fund!”.

Mendimi që tani Teatri Kombëtar nuk do të ndërtohet nën varësi ndërtesave të tjera, Angjeli, ashtu si shumë artistë të teatrit, e sheh mbi gjithçka, aq sa mendon se duhet ta pranojnë ndërtimin e skenës së re “Turbina” tek ish- Laboratori i Energjitikës siç është, duke bërë maksimumin edhe përballë mungesave.

Tags:

home art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF