KreuCelebrity

Seksi dhe guximtare! Miss Amerika 2016 është një ushtarake

Quhet Deshauna Barber dhe sapo është shpallur Miss SHBA 2016. Missi i Distriktit të Kolumbias mposhti gjithë konkurrentet duke rrëmbyer kurorën për këtë vit. Ajo do të përfaqësojë tashmë Amerikën në Miss Univers. Spektakli i bukurisë u mbajt në T-Mobile Arena në Las Vegas.  Kurorën e më të bukurës, Barberit ia dorëzoi mbajtësja e saj për 2015-n, Olivia Jordan nga Oklahoma. Historia e Barber është ajo e një hirushe. E vetëdijshme për bukurinë dhe guximin e saj, ajo vendosi t’i përkushtohet karrierës si ushtarake por pa lënë mënjanë konkurse të ndryshme të bukurisë. Barber është një ushtarake në rezervë dhe është në gatishmëri të ushtrisë amerikane në çdo moment. Por tashmë që u zgjidh si femra më e bukur amerikane vështirë se do t’i rikthehet sërish ushtrisë.