Armina Mevlani feston sot 25 vjetorin e saj. Ndërkohë festimet për ditëlindjen e showgirl-it kanë nisur që mbrëmjen e djeshme në një prej lokaleve më të njohura të kryeqytetit. Mevlani kishte zgjedhur të festonte përvjetorin me stilin e viteve ’70, të cilat janë edhe vitet e saj të preferuara në fushën e modës.
Armina kishte veshur një jumpsuit portokalli dhe flokët i kishte bërë kaçurrela. Në këtë përvjetor të saj nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha. Në videot e postuara në snapchat Armina dhe Shkëlzeni shihen kaq të lumtur duke vallëzuar përkrah njëri-tjetrit, ndërkohë që shkëmbejnë edhe puthje pasionante midis tyre.
Në ditëlindjen e Arminës kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur nga bota e ekranit dhe spektaklit, të cilët janë udhëzuar të vishen sipas stilit të viteve ’70.
