Këngëtarja Miley Cyrus është fotografuar sërish me të të dashurin e saj Liam Hemsworth në Australi. Ato janë duke shijuar pushimet së bashku në vendlindjen e aktorit, pas ribashkimit të tyre. Miley është takuar edhe me prindërit e aktorit.
Këngëtarja amerikane 23-vjeçare është parë në qytetin bregdetar të New South Wales të Byron Bay, teksa shoqërohej nga i dashuri i saj 26-vjeçari, Liam. Çifti ka shijuar mëngjesin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Miley kishte veshur një triko me mëngë të gjata gri dhe pantallona të shkurtra xhins, që nxirrnin në pah këmbët e saj të tonifikuara. Ajo kishte veshur një palë sandale të sheshta plot ngjyra. Ndërkohë që Liam ishte veshur sportiv.
Dyshja janë parë duke shëtitur krah njëri-tjetrit. Raportohet se gjërat mes tyre janë u duke bërë gjithmonë e më shumë serioze dhe Us Weekly raporton se çifti po planifikon të martohen këtë verë.
Burimi: Daily Mail
Rona Nishliu ndryshon pas 13 vitesh
Will & Kate: Pesë vite dashuri!
Angelina Jolie me një pamje shqetësuese!
Familja e Kardashian zhytet në borxhe!
Dua Lipa vjen “më e nxehtë se ferri”
Arbana Osmani “thyen” premtimin
Shqiptari i reklamave të Kinës
Lori Hoxha, romancë në Paris
