Moderatorja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani ka vendosur më në fund t’i bashkohet rrrjetit social facebook. Lajmin e ka ndarë vetë moderatorja mbrëmjen e djeshme me ndjekësit e saj në Instagram, duke thënë me shaka që të mos e pyesin për këtë vendim, sepse as ajo vetë nuk e di.
Arbana Osmani është një nga personazhet që ka qenë gjithmonë e rezervuar ndaj rrjeteve sociale, si edhe ekspozimit të jetës së saj personale.
Më herët gjatë daljeve të ndryshme televizive ajo është shprehur se nuk do të hapte kurrë një llogari në Facebook, dhe i vetmi rrjet social që moderatorja përdorte, ishte Instagrami. Por tashmë, atë mund ta gjeni aktive edhe në facebook.
Ndërkohë, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë mirëseardhjen!
Celebrity
Shqiptari i reklamave të Kinës
Celebrity
Lori Hoxha, romancë në Paris
Celebrity
Irina Shayk pret flokët
Celebrity
Fotot e rralla të yjeve të Hollywood-it
Celebrity
Vip-at shqiptarë kur ishin fëmijë
Celebrity
Shëtitja e parë e Eminës si mama
Celebrity
Kendall Jenner zhgënjen Calvin Klein
Celebrity
Të famshmit “jetimë”
