Në mes të promovimit të filmit “Snow White and the Huntsman” në Hamburg, Charlize Theron ka treguar edhe një herë se mbi të gjitha është mbretëresha e stilit.
Në pamje të parë, veshja e Charlize Theron mund të duket banale. Megjithatë! E gjithë forca që ndron në thjeshtësinë e saj. Dy ngjyra bazike, e bardha dhe e zeza, një fund, një bluzë dhe një xhiboks, e pamundur të jesh më thjeshtë. Çelësi i suksesit? Përzierja e materialeve. Fundi prej lëkure përshtatet më së miri me bluzën me dantella dhe xhiboksin, elementi i thjeshtë perfekt.
Një aspekt tjetër pozitiv, Charlize Theron di të zgjedhë nga krijuesit më të mirë. Xhiboksi model smoking? Saint Laurent. Bluza femërore? Stella McCartney. Vathët? Anita Ko. Përveç se zgjedh elemente që i rezistojnë kohës, ajo i zgjedh ato tek më të mirët.
Një gjë është e sigurt, Charlize Theron di të njëhë një linjë të mirë kur e shikon. Këpucët e saj janë firmosur Tabitha Simmons ndërsa fundi është ideuar nga Reformation. Dy marka të reja (sapo kanë mbushur 9 vjeç) që kanë arritur të hapin vend në zemër të botës së “fashion”, së pari falë stilit të tyre pa gabime, së dyti falë modës cool dhe të përgjegjshme.
Këto ushqime parandalojnë ndjesinë e ankthit
Si të visheni kur ju ftojnë në një martesë?
40 vitet e para të Apple
Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!
Filloi… Euro 2016!
Një ishull privat për… 322 euro!
Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris
Ja si duket Irina Shayk pa make-up
Sëmundjet që lufton vitamina A
Beyonce krijon markën e saj sportswear, Ivy Park
