Sara Hoxha është fashionistia e re e kryeqytetit, e cila tashmë që gëzon linjat elegante ka shpalosur gjithë pasionin e saj për modën. Çdo ditë e më shumë, ajo po krijon stilin e saj, shumë të ndryshëm nga motra e madhe, Lori Hoxha, e cila është identifikuar prej vitesh tashmë si një nga fashionistet më të mira të kryqytetit. Sara, e fejuara e show-man-it Ledion Liço, ka publikuar pak ditë më parë në instagramin e saj, një foto me fustanin e guximshëm Astuko Kudo. I sjellë në versionin rozë fosforeshente, me dekoldenë e hapur fustani i Sarës bën mjaft efekt.
Pak javë më parë këtë fustan ia pamë në ekranin e Top Channel, edhe anëtares së jurisë së “The Voice of Albania”, Jonida Maliqi, e cila i kishte qëndruar besnike modelit më të njohur të këtij fustani, atij ngjyrë uthull, parë nga blogeret më të fashmë ne botë.
Fustani i ngushtë i lëkurës nga Atsuko Kudo, i sjellë në disa variante, ka “çmendur” në fakt mjaft yje të modës dhe personazhe të muzikës.
Duke filluar nga Kim Kardashian, e cila e ka veshur fustanin në disa modele, por duke mbetur gjithmonë tek ngjyra uthull dhe e kuqe. Ky fustan, tepër i guximshëm, i ngushtë pas trupit, nxjerr në pah format e saj të rrumbullakosura. Në raste të tjera, dekolteja e hapur e fustanit, nuk i lë shumë vend imagjinatës.
Pas Kim Kardashian, edhe motra e saj e vogël, Kylie Jenner është fotografuar në LA me fustanin e kuq pas trupit, i shoqëruar edhe me rrip të zi në mes. Edhe Kim e ka veshur më parë të njëjtin fustan.
Por jo vetëm familja Kardashian-Jenner, por edhe personazhe të tjerë të njohur botërorë kanë guxuar me këtë fustan.
Këngëtarja Taylor Swift ka zgjedhur këtë fustan në videoklipin e saj “Bad Blood”. Edhe këngëtarja kosovare, Rita Ora, e cila njihet për stilin e saj tepër të guxishmëm në të veshur, nuk mbetet pas. Duhet ta pranojmë, që ajo duket vërtet sharmante dhe në top formë.
Edhe personazhe të tjerë si Anna Dello Ruso, Natasha Poly, si edhe fashionista të tjerë kanë guxuar me fustanin e ngushtë të lëkurës.
Këto ushqime parandalojnë ndjesinë e ankthit
Si të visheni kur ju ftojnë në një martesë?
40 vitet e para të Apple
Kylie Jenner i bërtet fansave: Mos më prekni!
Filloi… Euro 2016!
Një ishull privat për… 322 euro!
Hedi Slimane largohet nga Saint Laurent Paris
Ja si duket Irina Shayk pa make-up
Sëmundjet që lufton vitamina A
Beyonce krijon markën e saj sportswear, Ivy Park
