Ka ikur koha e pantallonave të njollosura për këtë sezon. Por me një pallto të këndshme me pamje oficeri mund të qëndroni në modën ushtarake këtë dimër. Dhe lajmi i mirë është se mund ta bëni këtë si me një gëzof me kapuç po ashtu edhe me një xhaketë stil marinar, sepse kjo tendencë tashmë ka hyrë kudo.
Mjafton një ngjyrë kaki, kafe ose gri për të përshtatur këtë tendencë të inspiruar nga ish-uniformat ushtarake. Për ata që preferojnë një model që ka më shumë kamuflazh mund të zgjedhin një gëzof me kapuç. Dhe nëse ende keni hezitime mos haroni se jakat dhe kapuçët janë nga elementët më joshës të këtyre modeleve.
Gjëja e parë që duhet bërë, është të feminizoni në thellësi këtë veshje. Mund të privilegjoni këpucët me taka, si çizmet apo ato të zyrës. Nuk duhet të hezitoni ta kombinoni me një fund, slim denim ose lëkurë. Ngjyrat e floririt përshtaten në veçanti me kakinë, në këtë mënyrë mund të përfitoni të vendosni bizhu elegante, që do të krijojnë një kontrast me shpirtin ushtarak të palltos.
12 gratë më të bukura në botë
Ja çanta më e shtrenjtë e Louis Vuitton
Pse Reese Witherspoon do të bëhet Barbie?
Richard Avedon rrëfen Dior
Brad Pitt me look të ri në prag të 52-vjetorit
Ushqime afrodiziake për një darkë romantike
Anne Hathaway është shtatzënë
Ja kush janë 19 modelet më të paguara në botë
Stil divash: feminiliteti i ri është mashkullor
Kylie Minogue, një 47-vjeçare rrezëllitëse
Rudina Magjistari, shëtitja e parë me Mian
Shumë urime për Rita Orën!
Shijo shiun nën umbrellë
Si mund të veshim palltot leopard?
Si të vishni rozën e trëndafiltë
Vathë të mëdhenj dhe të shndritshëm
