Festimet për pavarësinë e Shqipërisë i kanë kaluar kufijtë shqiptarë, dhe përveç komuniteteve të diasporës shqiptare kudo në botë, mesazhe urimi për këtë festë sipas protokolleve zyrtare u janë adresuar homologëve shqiptarë nga liderë të ndryshëm botërorë.
Por në 103-vjetorin e pavarësisë urime të veçanta për shqiptarët kanë mbërritur edhe nga figura të kinematografisë botërore, siç është rasti i aktorit amerikan, Josh Duhamel, i cili ka uruar shqiptarët përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, që ndiqet nga rreth 7 milionë njerëz në mbarë botën.
Pasi ka postuar një foto të flamurit shqiptar, Duhamel e shoqëron postimin e tij me një tekst të përkthyer automatikisht në gjuhën shqipe nga google translate. “Gëzuar Dita e Pavarësisë për të gjithë miqtë e mi në Shqipëri. Ju keni një flamur really cool! (Shpresojmë Google Translate përkthyer Korrekt)”, shkruan ai në Facebook.
Përmasat e festimeve të 103-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë këtë vit ishin më ndërkombëtare falë edhe ndryshimit të logos të motorit të kërkimit në internet “Google”, i cili vendosi flamurin shqiptar. atsh
Ushqime afrodiziake për një darkë romantike
Anne Hathaway është shtatzënë
Ja kush janë 19 modelet më të paguara në botë
Stil divash: feminiliteti i ri është mashkullor
Kylie Minogue, një 47-vjeçare rrezëllitëse
Rudina Magjistari, shëtitja e parë me Mian
Shumë urime për Rita Orën!
Shijo shiun nën umbrellë
Si mund të veshim palltot leopard?
Si të vishni rozën e trëndafiltë
Vathë të mëdhenj dhe të shndritshëm
Amal shtatzënë, George Clooney së shpejti baba
Pallto në stilin ‘vintage’ për Dimër
Çfarë i ka bërë vetes Chris Hemsworth?
10 fustanet e Jenniffer Lopez në AMA
Më të mirët e British Fashion Awards
