Teksa të gjithë prisnin startin e programit “Në 1 javë” të Arbana Osmani, duket se ende nuk ka dritë jeshile. Duke mos mjaftuar shtyrja javë pas jave, këtë të enjte, Hueyda El Sayed, një nga konkurentet e rëndësishme të programit, u nis drejt Luksemburgut me djalin e saj, ku edhe jeton prej vitesh. Duket e çuditshme në fakt, kur të gjithë konkurentet VIP pjesëmarrës në spektakël ishin njoftuar ditën e hënë se këtë të shtunë, pra sot do të niste progami i shumëpërfolur i Arbana Osmanit. Kur pamë ikjen e Hueyda el Sayed përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, menduam se ajo ishte tërhequr nga gara, por në fakt gara nuk paska plan të nisë as këtë të shtunë. Pas një konfirmimi që bëri BORDO, ka gjasa që programi të nisë në një tjetër moment, pasi deri tani programacioni i Top Channel nuk ka konfirmuar datën e nisjes së “Në 1 javë”, ndaj edhe artistët konkurentë kanë vijuar projektet e tyre.
Boom i kirurgjisë plastike në vaginë
Rita Ora shkëlqen në Bambi Awards
Transformimi i Hugh Jackman
Katër ide për të ndryshuar kuzhinën
Këmishat e zyrës për kohën e lirë
Çfarë vesh James Bond?
Jo më shumë se 50 gr sheqer industrial në ditë
Mary Jane, këpucët e momentit
15 fakte që nuk i dini për Princeshë Dianën
E veshura më bukur – Léa Seydoux
Tarta me çokollatë
Zbresin nga qielli ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret
Modelet më të famshme mbi 50 vjeçe
