Dashuria për bashkëshorten e tij Deborra –Lee dhe fëmijët e adoptuar Oscar e Ava, është strumbullari rreth të cilit vërtitet jeta e Hugh Jackman. Një burrë me bukuri të padiskutueshme, të cilit nuk i vjen aspak turp të vijë vërdallë me një çantë plot me biberonë, që luan në rrëshqitëse me fëmijët apo puth bashkëshorten e tij në tapetin kuq, kjo e fundit vite dritë larg nga stereotipi klasik i femrave hollivudiane. Kështu pra, mjaftojnë edhe këto motive për ta simpatizuat yllin e kinemasë, që së fundi do të interpretojë rolin e piratit mjekërkuq. Nëse do të shtonim këtu edhe pasioni për sportin dhe në kurajën që tregoi për të mposhtur sëmundjen e kancerit të lëkurës që e preku 2 herë, Hugh përbën pa diskutim një mashkull të kompletuar. Prandaj vendosëm t’i dedikonim një galeri për të parë metamorfozën që ka pësuar pamja e tij nga viti 2000 e deri sot.
Katër ide për të ndryshuar kuzhinën
Këmishat e zyrës për kohën e lirë
Çfarë vesh James Bond?
Jo më shumë se 50 gr sheqer industrial në ditë
Mary Jane, këpucët e momentit
15 fakte që nuk i dini për Princeshë Dianën
E veshura më bukur – Léa Seydoux
Tarta me çokollatë
Zbresin nga qielli ‘engjëjt’ e Victoria’s Secret
Modelet më të famshme mbi 50 vjeçe
Kashmiri mbreti i dimrit
Noomi Rapace do të jetë Amy Winehouse
Si u vendos paqja mes Valbonës dhe Robertit?!
Pse duhet të zgjedh një fund me pala?
Ngjyrat e natyrës për make up
