– 300 gramë tagliatele
– 100 gramë salmon
– 2 dl verë
– 1 qepë
– 20 gramë gjalpë
– qepë të njoma
– 2 degëza trumze
– 1 bustinë zaferano
– piper i kuq
– kripë
Përgatitja
Pastroni qepën dhe priteni në pjesë të holla. Lani trumzën dhe pritni në shirita salmonin e tymosur. Në gjalpin e sapo shkrirë skuqni qepën dhe trumzën, shtoni verën dhe lëreni të avullojë derisa në gjysmë. Hiqni trumzën nga tigani dhe hidhni panën, bashkë me zaferanon dhe pak kripë. Lëreni në zjarr për pak minuta duke i përzier.
Hidhni tagliatelet në një tenxhere dhe lëreni të ziejnë pak. Më pas kullojeni dhe ujin mbajeni në një enë. Bashkoni makaronat me salcën e përgatitur dhe shiritat e salmonit. Hedhim në fund edhe ½ luge piper të kuq, bishtat e qepës së njome dhe disa lugë nga uji i makaronave. Lërini në zjarr për rreth një minutë dhe shërbejini menjëherë.
Rikthehen Backstreet Boys dhe Spice Girls?
Çanta të pabesueshme
Miranda Kerr, zbulon sekretin e bukurisë
Balmain dizenjon për H&M
Ermira Mehmeti, një zë kumbues nga Maqedonia
Diadema, nga princeshat në pasarela
Tendencë, palltot e ngrohta të Dimrit
Vishu si ylber në ditë me shi!
Shkëlqimi i Cate Blanchett
Çiftet që nuk besohej se do të ndaheshin
Mirë se Vjen Vjeshtë
100 vjet buzëkuq
3 arsye për të pasur një shall?
Tik-tak: Cilën orë të zgjedh?
Prindërit u ndanë. Po me mua çfarë do të bëhet?!

