Stilistja Enada At’Nikolla zbulon eksluzivisht për BORDO koleksionin e fundit Vjeshtë-Dimër 2015/2016, duke sjellë përmes një faqeve të revistës tendencat më të fundit të modës. Në numrin e ri të revistës BORDO, lexuesit mund të zbulojnë jo vetëm ngjyrat, copat por dhe stilin i cili do t’u shoqërojë këtë Vjeshtë. Pesë modele të zgjedhura përmes një audicioni të organizuar nga atelia At’Nikolla, realizuan një sesion fotografik duke prezantuar krijimet e reja të stilistes si: fustane, funde, bluza dhe pallto, të cilat do të jenë edhe kryefjala e sezonit Vjeshtë/Dimër. Në bordo.al po prezantojmë disa nga momentet sesionit fotografik, ndërkohë që të plotë mund ta zbuloni duke shfletuar numrin e ri të BORDO, i cili sapo ka dalë në të gjitha pikat e shitjes. Bashkë me sugjerimet e stilistes At’Nikolla, këtë numër do të gjeni edhe trendet e fundit të modës të stilistëve me famë botërore, shoqëruar me aksesorë dhe këshilla mbi makeup-in.
100 vjet buzëkuq
3 arsye për të pasur një shall?
Tik-tak: Cilën orë të zgjedh?
Prindërit u ndanë. Po me mua çfarë do të bëhet?!
Në gardërobën e Ersit!
Gand(I) i modelingut
Minir Asani, shkencëtari shqiptar i syrit
“Arjon”, shtëpia juaj, arti ynë
Dieta Dukan në 7 ditë
Çanta tunduese
Ikebana, gjuha e luleve
Sekretet e Dita-s
Zgjidh buzëkuqin që të shkon!
Zemra e Bvlgary-it
Jasu Santorini!
