Elon Musk ka çaktivizuar llogarinë e Kanye West në X pas postimeve të përsëritura provokuese të reperit, i cili ndër të tjera e cilësonte veten si nazist. Musk në një postim në "X" shkroi se llogaria e reperit u vendos në kategorinë "jo e sigurt për të punuar". Ai siguroi ndjekësit se nuk do ta shohin më Kanye West në "X".
-
Parashqevi Simaku në Javën e Modës në Nju-Jork!
10 Shkurt, 09:21
“Duke patur parasysh postimet, llogaria e tij u vendos në kategorinë NSFW. Nuk do të mund ta shihni më atë”, ka shkruar Musk në postimin e tij për reperin 49-vjeçar.
Kanye West ka postuar më parë postime kundër Taylor Swift ndërsa Super Bowl ishte në zhvillim e sipër, një sulm të cilin ai e "dekoroi" me referenca antisemite. Pak më herët, ai ishte përpjekur t'i bindte njerëzit se ishte "në formë të mirë", duke shtuar se postimet e tij raciste, seksiste, mizogjene, antisemitike e kishin qetësuar pas shpërthimit të tij.
-
Vlera neto e Lady Gaga: Sa para ka fituar ylli dhe aktorja e popit?
10 Shkurt, 10:33
Kanye West, pasditen e 7 shkurtit, e çoi sfidën në ekstrem, duke postuar mesazhe duke e quajtur veten nazist dhe duke deklaruar dashurinë e tij për Hitlerin. Ai iu referua edhe bashkëshortes së tij Bianca Censori, për të cilën shkruan se ka dominim mbi të, duke konfirmuar atë që shkruhet prej disa kohësh, se 30-vjeçarja është bërë “kukulla” e tij, por edhe se dalja e diskutueshme e zhveshur në tapetin e kuq “Grammy” është bërë me miratimin e tij.