KreuCelebrity

Keni flokë të thatë? Ja gabimi më i zakonshëm që bëni kur laheni!

Keni flokë të thatë? Ja gabimi më i zakonshëm që

Gjate larjes se flokeve, shumica ndjekim te njejten rruge: Aplikojmë shampon, i fërkojmë flokët për disa sekonda dhe i shpëlajmë, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për t’i pastruar…Megjithatë, kjo metodë mund të mos jetë aq efektive sa mendojmë dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin e flokëve.

Gabimi më i zakonshëm që bëjmë është të aplikojmë shampon në të gjithë gjatësinë e flokëve, duke filluar nga rrënja deri te majat, pa marrë parasysh natyrën e pjesëve të ndryshme të flokëve. Por duke cituar ekspertet Marie Claire, shkruan se kujdesi i duhur i flokëve fillon nga skalpi dhe jo nga majat. KJo per shkak se skalpi është vendi ku akumulohet sebumi. Kur pastrojmë në mënyrë efektive rrënjët, lëkura e kokës mbetet e shëndetshme, ndërsa flokët mbeten të freskët dhe më pak të yndyrshëm. Përkundrazi, gjatësia dhe majat e flokëve, të cilat shpesh janë më të thata, nuk kanë nevojë për produkt shtesë, pasi shampoja që shpëlahet nga skalpi i kokës largon natyrshëm papastërtitë dhe yndyrën e tepërt nga pjesa tjetër e flokëve.

Procedura e duhur për një rezultat të shëndetshëm është të aplikoni shampon vetëm në skalpin e kokës, pra ne rrënjë dhe ta lini të rrjedhë përgjatë flokëve gjatë shpëlarjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF