KreuCelebrity

Roza Lati zbulon arsyen se pse rrëfeu abortin: Doja të njihnin shpirtin tim të vrarë!

Roza Lati zbulon arsyen se pse rrëfeu abortin: Doja të njihnin

Moderatorja e njohur Roza Lati ka folur në “Big Brother VIP Fan Club” pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës ajo u ndal edhe te rrëfimi që ajo bëri për abortin, duke theksuar mesazhin që dëshironte të jepte.

“Thjesht kam dashur që të më njohin zemrën, të më njohin si jam unë Roza e vërtetë, siç më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si puna ime, na kanë përndjekur paragjykimet pa na njohur mirë.

Aq sa më kanë dhënë drejtësi si moderatorja që flet troç, moderatorja rebele, aq më kanë gjykuar edhe për gocë arrogante, menefregiste ndërkohë që unë kam një shpirt shumë të butë dhe jam shumë e dashur. Jam e ndjeshme dhe e ndërgjegjshme. Doja të më njihnin anën tjetër”, tha Roza.

Roza Lati zbulon arsyen se pse rrëfeu abortin: Doja të njihnin

Më erdhi ftesa për ‘Big Brother’ në vitin tim të zi dhe doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim të gjenin forcë nëpërmjet meje”, theksoi Roza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF