KreuCelebrity

Massimiliano, sot në BBV për t’u përballur me Heidin?

Massimiliano, sot në BBV për t’u përballur me Heidin?

Aktori italian Massimiliano Varresse mund te hyje në shtëpinë e Big Brother Vip Albania që të ballafaqohet me Heidin, te pakten kete shkruan Vip Magazine, sipas te ciles ai do te kerkoje sqarime. Raporti qe Heidi krijoi me aktorin italian në Grande Fratello u diskutua masivisht në shtetin fqinj.

Massimiliano, sot në BBV për t’u përballur me Heidin?

Kjo pasi aktori vazhdimisht ushtronte trysni mbi Heidin, duke i kërkuar llogari për djemtë e tjerë që qëndronin afër saj. Dhuna verbale u përshkallëzua çdo ditë e më shumë derisa në Grande Fratello hyri i ati i Heidit i cili i kërkoi asaj të dilte jashtë, pasi shëndeti i nënës së saj, Lajlës ishte përkeqësuar pas kësaj situate. Heidi shpërtheu në lot, dhe mori vendimin për të lënë shtëpinë menjëherë pas spektaklit. Nuk dihet arsyeja pse produksioni mund ta sjellë Massimilianon në Big Brother Vip Albania (gjithmone nese do te ndodhe vertet), pikërisht kur ajo po jeton një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë format, Romeo Veshaj.

Massimiliano, sot në BBV për t’u përballur me Heidin?

Nga ana tjetër, Heidi ka qenë në gjendje shumë të rënduar dhe është parë të shpërthejë në të qara pas debateve me Gracianon, Françeskën, Meritonin dhe Eglën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF