Pas denoncimit të bërë nga babai i një fëmije të mitur, edukatorja e një kopshti privat në Astir është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Babai i fëmijës e ka kallëzuar edukatoren për keqtrajtim të djalit që dërgonte në kopshtin privat, ndërkohë që edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.
-
Si arriti Danja të bëhej lidere në BBV me qytetari dhe zotësi?
23 Janar, 09:54
Vendndodhja e saj ende nuk dihet, pasi kur policia ka shkuar në banesë për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur aty.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.