Image info
KreuStil Jetese

Fitoi Miss Zimbabve, rrebesh kritikash për 21-vjeçaren: “Është e bardhë, nuk na përfaqëson!”

Në kohën kur lëvizja “Black Lives Matter”, ndryshoi rrënjësisht mentalitetin për personat me ngjyrë dhe mënyrën sesi diskutohet tani mbi racat, ndodh dhe e kundërta: Problemi bëhet lëkura e bardhë. Miss Zimbabve u fitua nga modelja 21-vjeçare Brooke Bruk-Jackson dhe nuk vonoi që kjo të shkaktonte protesta të ashpra brenda kufijve të kombit afrikan, për shkak të ngjyrës së lëkurës së bukuroshes.

Kritikët thonë se duke qenë e bardhë, ajo nuk mund të përfaqësojë Zimbabvenë, ku 98% e popullsisë janë me ngjyrë.

Amanda Mpofu dhe Nokutenda Marumbëa, të dyja me ngjyrë, dolën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, dhe shumë argumentuan se njëra nga të dyja duhej të kishte fituar në vend të 21 vjecares lëkurë bardhë.

Fitoi Miss Zimbabve, rrebesh kritikash për 21-vjeçaren:

Kjo valë protestash dhe fyerjesh bëri që modelja të çaktivizonte komentet në postimin e saj të fitores në Instagram.   “Ajo nuk na përfaqëson, duhet të ishte me ngjyrë “, “është jashtëzakonisht tragjike dhe zhgënjyese  dhe  të parët e mi po kthehen përmbys në varre!!!! ”, ishin disa nga komentet.

Pas disa ditësh heshtje, Brooke Bruk-Jackson, e sulmuar egërsisht në komente, reagoi duke thënë vetëm se “ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person”.

Fitoi Miss Zimbabve, rrebesh kritikash për 21-vjeçaren:

Fitoi Miss Zimbabve, rrebesh kritikash për 21-vjeçaren:

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF