Elektrizojnë botën me muzikën e tyre, ndaj edhe janë 2 nga 10 DJ më të pasur në botë. Edhe pse vijnë të dy nga kultura të ndryshme, bëjnë të njëjtën muzikë, duke i dhënë jetë krijimeve të dhjetëra artistëve.
Emri i vërtetë – Adam Richard Wiles
Emri i artit – Calvin Harris
Ditëlindja – 17 Janar 1984
Vendlindja: Skoci
Profesioni – DJ, këngëtar dhe tekstshkrues
Statusi – Beqar, ish i dashuri i Rita Orës
Të ardhurat – 63 milionë dollarë
Muzika që luan – Elektro-house, elektro-pop, dance-pop dhe nu-disco
Filantropia – Ka mbështetur fushatat kundër vetëvrasjes së të rinjve dhe fëmijët e luftës.
Çmimet – 2 AMA, 1 Billboards Music Awards, 1 Grammy, 1 MTV Europe Music Awards
Reklamat – Muzika e tij ka qenë kolonë zanore e Coca Cola dhe Pepsi. Ka qenë imazh i linjës së të brendshmeve Emporio Armani.
Para se të bëhej VIP – ka punuar në një fabrikë peshku dhe shitës në një supermarket
Rekorde – Në 2007 theu rekordin e Michal Jackson për 18 javë në Top 10
Gabimi më i madh – Pavarësisht se kishte punuar me shumë këngëtarë, ai refuzoi të bashkëpunonte me Lady Gaga, sepse nuk e dinte kush ishte ajo!
Emri i vërtetë – Pierre David Guetta
Emri i artit – David Guetta
Ditëlindja – 7 Nëntor 1967
Vendlindja: Francë
Profesioni – DJ, këngëtar dhe tekstshkrues
Statusi – I divorcuar, me dy fëmijë
Të ardhurat – 39 milionë dollarë
Muzika që luan – House progressive, electro-house, dance-pop
Filantropia – Ka mbështetur Fondin Global për luftën kundër HIV/AIDS
Çmimet – Ftioi 1 Grammy, 1 çmimi Teen Choice dhe 3 herë i nominuar për VMA
Reklamat – Muzika e tij u bë kolona zanore e Citroen 5 dhe u shpall ambasadori për Euro 2016. Ka qenë edhe imazh i markës së orave TAG
Para të bëhej VIP – Filloi të organizonte festa si DJ në moshën 13 vjeçare në bodrumin e tij.
Rekorde – “Love is Gone” e pozicionoi në vendin e pare Billboard Hot 100
Gabimi më i madh – Humbi në aeroport laptopin ku kishte një prej këngëve të tij, që besonte se do të ishte një hit