Thonjtë janë pjesë e rëndësishme e estetikës, e kjo është arsyeja ose shumica e vajzave rendin pas përkujdesjes profesionale. Janë ndër të parat që vërehen kur jemi në një takim pune apo evente të rëndësishme; flasin shumë për mënyrën si kujdesemi për veten dhe përgjegjësinë që mbartim për pamjen e jashtme.
Nga ana tjetër, sa herë flasim për thonjtë, mendojmë dhe për pastërtinë. Kujdesi ndaj tyre duhet të jetë i dyfishtë në këtë drejtim, e për këtë nuk kemi nevojë për ndihmë profesionale. Mjafton të ndjekim pesë hapa të thjeshtë, në mënyrë që thonjtë të rriten sa më të fort e të shëndetshëm si kurrë më parë. Dhe kështu, duart do të duken të bukura dyfish!
1. Përdorni vajin apostafat të thonjve për zbutjen, rigjenerimin dhe lëmimin e thoit dhe zonës/lëkurës përreth
2. Merrni në konsideratë një dietë ushqimore të pasur me vitaminë B
3. Investoni në një limë të butë e sa më profesionale
4. Shtoni vitaminën B9, enkas për rigjenerimin e qelizave
5. Përdorni heqës manikyri pa përmbajtje acetoni!



















