Tendencat më të reja i shohim të përhapura jo vetëm në rrugë, por dhe në fotot e influencueseve më të mëdha të modës kudo nëpër botë. Kjo, falë rrjeteve sociale, që na lejojnë të shohim shumë mbi modën, dhe jo vetëm.
Këtë herë, Instagram-i ka sjellë një trend që po shihet pothuajse kudo. Pulovra e bardhë me vija të zeza vjen si risi e New Look, që edhe pse jo një markë e nivelit më të lartë, ka bërë për vete disa nga ndjekëset më të mëdha të modës kudo nëpër botë. Një veshje e tillë është parë në profilin e Lauren Crowe, Laura Byrnes, Alice Catherine etj. Por, sa prej vajazave tona e kanë ndjekur të njejtën tendencë?
Deri më tani, duket se fashionistet shqiptare nuk e kanë preferuar këtë pulovër, e cila vjen edhe në versionin me të kuqe. Ndoshta, blogeret tona influencohen nga marka më të shtrenjta, e këtë e kemi vënë re herë pas here. Po ju, do ta vishnit një pulovër të tillë?