KreuBordo Men

Tre mënyra për ta bërë një kostum të lirë të duket i  shtrenjtë

Në jëtën tonë jo gjithmonë kemi mundësi të shpenzojmë shuma të mëdha për të blerë kostume të cilat mund të na nevojiten për punën tonë të përditshme, por kjo nuk do të thotë që të mos kemi mundësi të dukemi mirë dhe me stil edhe në një  kosutm të lirë.

Sot do t’ju prezantojmë tre “hilet” për ta bërë një  kostum  të lirë të duket sikur është bërë me porosi. Edhe pse mund t’ju duket e pamundur një gjë e tillë është jo vetëm e mundur por shumë e thjeshtë dhe ju merr vetëm 45 minuta kohë.

Mëngët

Mëngët janë një nga detajet që vihen re më së shumti  në një kostum. Në një botë perfekte do të shpenzonit rreth 200 mijë lekë në një rrobaqepës që të punonte me to duke i bërë të ngushta në fillim por njëkohësisht edhe t’ju lejojnë të bëni lëvizjet e nevojshme. Por nëse nuk  i keni lekët për të shpenzuar në  një rrobaqepës mos u shqetësoni, mjafton një karficë dhe gjithccka rregullohet.

Zëvendësoni kopsat

Zakonisht në kostumet e lirë kopsat janë të prodhuara në seri për shumë kostume të tjerë. Kjo gjë mund të shmanget shumë kollaj, mjafton një shumë shumë e vvogël lekësh dhe mund ti zëvendësoni pa problem edhe në shtëpinë tuaj. Sigurohuni që kopsat të kenë ngjyrë të ndryshme nga kostumi, kështu ky detaj do të bjerë në sy.

Këpucët

Këpucët janë një nga gjërat që bien më shumë në sy kur jeni të veshur me kostum. Kjo është arsyeja që duhet të tregoni kujdes të madh me to. Këpucët ndoshta janë pjesa e vetme e veshjes tuaj në të cilën duhet të shpenzoni  më shumë. Sigurohuni që të jenë ngjyrë të errët pasi mund t’i vishni me kostume të ndryshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF