KreuStil Jetese

Ide për rutinën e mëngjesit gjatë verës!

Ide për rutinën e mëngjesit gjatë verës!

Zgjimi herët bën të mundur që të gjithë të kemi një ditë të suksesshme. Mund t'ju lejojë gjithashtu të filloni zakone të reja, shumica e të cilave nuk do të kishit kurrë kohë duke u zgjuar më vonë. Duke u zgjuar më herët se ata që zgjedhin të mos zgjohen, ju jeni tashmë jeni një hap para.

Ide për rutinën e mëngjesit gjatë verës!

Vera është një sezon i përkryer për të patur një rutinë produktive verore.

1 – Zgjohuni herët

Rutina e mëngjesit për kujdesin ndaj vetes, duhet të nisë në orën 6:00 të mëngjesit. Gjithsesi gjatë verës mund ta çoni në orën 7:00 të mëngjesit, pasi shkoni në shtrat më vonë dhe ka nga ata që nuk ju duhet të shkojnë në punë. Nëse duhet të punoni, sigurisht provoni të zgjoheni pak më herët.

2 – Hidratohuni

Hidratimi gjatë muajve të verës është vendimtar për mirëqenien tonë. Gjëja më e mirë që mund të bëni ndërsa hapni sytë është t'i siguroni trupit tuaj hidratimin shumë të nevojshëm. Jo vetëm që do t'ju ndihmojë të largoni toksinat e akumuluara në trupin tuaj dhe të përmirësoni metabolizmin tuaj, por gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e një sistemi të mirë imunitar.

3 – Meditoni

Çdo mëngjes, pavarësisht nëse është dimër apo verë apo ndonjë stinë tjetër, meditimi është i domosdoshëm. Qëndrimi në një praktikë të qëndrueshme meditimi është çelësi i suksesit. Merrni kufjet tuaja dhe gjeni një pozicion të rehatshëm. Hapni Youtube dhe ndiqni një meditim të udhëhequr nëse dëshironi. Meditimi të jep aftësinë të qetësoni mendimet dhe të shfrytëzoni paqen e brendshme.

4 – Stërvituni 30 minuta ose bëni një shëtitje

Nuk ka rëndësi se çfarë bëni për sa kohë që lëvizni trupin tuaj. Qoftë edhe vetëm një shëtitje në natyrë ka përfitime shumë të mëdha shëndetësore.

5 – Përgatitni lëkurën për verën

Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për lëkurën tuaj çdo muaj të vitit, por veçanërisht në verë. Pas dushit tuaj, vendosni një locion hidratues. Gjithmonë zgjidhni kremrat me SPF, lëkura juaj do t'ju falënderojë për të.

5 – Shkruani diçka ose mbani ditar

Shkruani për diçka që po ndodh në jetën tuaj, shkruani çdo ditë nëse mundeni. Duhet të jetë pjesë e kujdesit për veten së bashku me meditimin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF