
“Elite - Memphis Grizzles” është ekipi fitues i “JrNBA Albania 2023”. Një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit.

Nxënësit e shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë mundën të triumfonin duke përjetuar emocionet e jashtëzakonshme që vetëm fitorja, ngritja e kupës dhe marrja e medaljes, mund t’i japë.

Emocionet për profesor Ilir Canhas dhe djemtë fitues ishin të shumta. “JrNBA Albania 2023” është aktiviteti i dytë i këtij formati. Ndeshjet e para për këtë kampionat u realizuan më 21 dhe 22 tetor, ndërkohë që ‘final four’ u zhvillua më 16 dhe 17 dhjetor 2023.

Skuadrat e “Elite” nën drejtimin e trajner Ilir Canhas vitet e fundit kanë triumfuar në disa kampionate dhe medalja e fundit ishte një tjetër sukses i punës dhe përkushtimit të trajenerit Canhas.

Vituzza, shije unike siçiliane
6 sugjerime librash për muajin!
3 Veprime që nuk duhet t’i bësh pasi ke ngrënë!
A ndikon te mëlçia konsumi pasiv i alkoolit?
Konsumi pasiv i alkoolit – A ndikon tek mëlçia?
