KreuHoroskop

Nga fat i madh te kriza emocionale: astrologia paralajmëron javë të paparashikueshme për të gjitha shenjat

Nga fat i madh te kriza emocionale: astrologia paralajmëron javë

Kjo javë pritet të sjellë zhvillime interesante si në aspektin profesional, ashtu edhe në jetën personale, sipas astrologes së njohur Chrysanthi Kalogeri.

E ftuar sot, më 3 prill, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo bëri një parashikim të detajuar për ditët në vijim, duke theksuar se fillimi i javës do të jetë mjaft i favorshëm për të gjitha shenjat e horoskopit. Sipas saj, këto ditë sjellin energji pozitive dhe mundësi të mira, ndaj këshillohet që të shfrytëzohen maksimalisht.

Megjithatë, astrologia paralajmëroi se mesi i javës mund të sjellë një ulje të kësaj energjie, duke kërkuar më shumë kujdes dhe vetëkontroll për të shmangur situata të tensionuara.

Ajo shtoi gjithashtu se një periudhë më sfiduese pritet të nisë pas datës 9 prill dhe të zgjasë përgjatë gjithë muajit, kohë në të cilën planeti Mars do të kalojë në shenjën e Dashit, duke rritur impulsivitetin dhe përplasjet e mundshme.

Në këtë kontekst, Kalogeri u sugjeroi të gjitha shenjave të tregohen më të kujdesshme, duke vendosur në fokus ekuilibrin emocional, menaxhimin financiar dhe marrëdhëniet me njerëzit përreth.


Dashi:

Këtë fundjavë përpiquni të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe me familjen tuaj. Kujdes në lëvizjet financiare, nëse do të veproni me logjikë dhe me organizim do të dilni të fituar. Ndërkohë që jeni përpara disa vështirësive apo pengesave, nëse do të ngrini barrën e përgjegjësisë që ju përket, në të ardhmen do të dilni të fituar. Shumë e rëndësishme për ju është që nga data 9 prill dhe gjatë gjithë muajit, të veproni, të aktivizoheni, të mos jeni impulsivë dhe të mos lakmoni shumë, duke i lënë vend pakujdesisë dhe nxitimit për gabime në marrëdhëniet tuaja.

Demi:

Këtë fundjavë jini të kujdesshëm në sferën profesionale, mos kërkoni gjëra që janë të parealizueshme dhe mos hyni në kontradikta me njerëz që janë më lart se ju. Kujdesuni pak më tepër për prindërit tuaj dhe paralelisht do të përfitoni nga kjo periudhë për takime shumë të mira dhe frytdhënëse me miq dhe me njerëz të rrethit tuaj gjatë kësaj fundjave, të cilët do të ndihmojnë realizimin e synimeve tuaja. Kujdesuni të gjeni qetësinë dhe shëndetin tuaj nga data 9 prill e gjatë gjithë muajit.

Binjakët:

Kjo fundjavë dhe në përgjithësi kjo periudhë tani ju jep shanse shumë të mira për të korrur suksesin e punës suaj, pra rezultatet e punës këto ditë mund të reflektojnë në xhepin tuaj. Disa biseda duhet t’i mbani të fshehta, të cilat mund të bëhen në sferën profesionale me qëllim plotësimin dhe realizimin e synimeve tuaja. Ana juaj emocionale mund të tronditet pak këtë fundjavë. Nga data 9 e deri në fund të muajit prill duhet të tregoheni të kujdesshëm në lidhjet tuaja sociale, në lidhje me miqtë, që të evitohen keqkuptimet dhe konfliktet.

Gaforrja:

Kjo fundjavë dhe fillimi i javës ju japin shanse shumë të mira për të bërë një udhëtim me të dashurin/ën tuaj dhe do të keni takime interesante edhe me njerëz që do t’ju japin ide për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj afatshkurtër. Nga ana tjetër, nga data 9 e gjatë gjithë prillit duhet të fokusoheni në jetën tuaj sociale, në jetën tuaj profesionale, ku do të jepni një betejë të fortë. Në fund të javës mos hyni në marrëveshje financiare dhe mos shpenzoni më tepër sesa duhet thjesht për të ndihmuar psikologjinë tuaj.

Luani:

Është momenti që në sferën profesionale të jepni maksimumin e asaj që ju dëshironi dhe këto arritje do t’i shikoni edhe në sferën financiare. Kjo javë që vjen ju premton edhe një bashkëpunim të mirë profesional, i cili mund të rrisë të ardhurat tuaja financiare. Të shtunën kini kujdes me bashkëshortin/en, kujdes me marrëdhënien tuaj, por gjithashtu kujdes edhe me bashkëpunëtorët tuaj. Mos hyni në konflikte! Ndërkohë nga data 9 prill dhe në vijim do të jetë një periudhë intensive me çështje që ju shqetësojnë për të ardhmen. Mund të doni të bëni udhëtime dhe disa nga këto mund të pengohen. Këtë fundjavë mund të merrni mbështetjen që ju duhet dhe që ju kërkoni.

Virgjëresha:

Kjo fundjavë ju gjen të fokusuar në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Këto ditë dhe sot ndoshta do të takoni njerëz të cilët do t’ju ndihmojnë në synimet tuaja. Njëkohësisht, këtë javë, por edhe javën që vjen mund të programoni të bëni një udhëtim, i cili mund të jetë edhe jashtë vendit. Ndërkohë që në fundjavë duhet të jeni të përpiktë në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj, duke mos e neglizhuar. Kujdes me gjobat e parkimit të makinës!

Peshorja:

Fokusi për ju gjatë gjithë kësaj periudhe, që nga kjo javë por edhe me Hënën e plotë të zhvilluar në shenjën tuaj, vendoset në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja, pra ku gjendeni ju në lidhje me të tjerët dhe do të jetë një nga fushat që do t’ju shqetësojë jo vetëm tani por gjatë gjithë muajit prill dhe në përgjithësi në të ardhmen. Në datën 9, me kalimin e Marsit në shenjën e Dashit, duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të ruani dhe të mbroni marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar. Mund t’u përgjigjeni me takt provokimeve të të tjerëve, ndërkohë që kjo fundjavë sjell shanse shumë të mira në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj, në jetën sociale dhe në karrierën tuaj. Do të keni mundësi për të rritur të ardhurat ose për të gjetur një vend pune më të mirë.

Akrepi:

Përditshmëria juaj është e ngarkuar, por nga ana tjetër shanse do të keni edhe në jetën tuaj emocionale. Do të vini afër të dashurve tuaj, mund të bëni një udhëtim, mund të vendosni diçka të rëndësishme në lidhje me jetën tuaj emocionale, diçka të rëndësishme në lidhje me të ardhmen. Ndërkohë, për ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, duhet të kini kujdes me marrëdhëniet e çdo lloji. Këtë fundjavë mos ushtroni kontroll ndaj të tjerëve dhe mos u impononi mendimet tuaja. Në datën 9, me kalimin e Marsit në shenjën e Dashit, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj, në punë, kontrolloni lëvizjet tuaja dhe jini të kujdesshëm në mënyrën sesi i jepni automjetit.

Shigjetari:

Një periudhë aktive edhe për ju, ku ju jeni të fokusuar në shtëpi, në familjen tuaj, por njëkohësisht edhe në anën tuaj emocionale, në atë fushë të jetës që ka të bëjë me punën tuaj krijuese. Kjo fundjavë ju sjell shanse për të zgjidhur disa nga çështjet që ju shqetësojnë në lidhje me shtëpinë dhe familjen. Mund të gjeni mbështetjen financiare që ju duhet, por paralelisht të shtunën duhet të jeni të kujdesshëm me njerëzit e rrethit tuaj, të mos hyni në konflikt. Duhet të jeni të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj. Në lidhje me pjesën krijuese dhe atë të investimeve do të jetë një periudhë shumë dinamike nga data 9 e deri në fund të prillit, ku mund të shijoni edhe suksese, por duhet të jeni edhe të kujdesshëm në lidhje me situatat që paraqiten.

Bricjapi:

Ju të lindurit në ditët e para të shenjës ju gjen pak të stresuar në lidhje me çështje prone, me çështje familjare; të gjithë juve, por sidomos ata që janë të lindur në mes të shenjës, ndihmohen shumë këtë fundjavë në zgjidhjen e çështjeve që ju shqetësojnë në lidhje me pronën. Këto zgjidhje vijnë nga bashkëpunëtorët tuaj, vijnë nga njerëzit me të cilët keni një marrëdhënie apo një bashkëpunim, por njëkohësisht vijnë edhe nga takime interesante që mund të bëni në përditshmërinë tuaj, duke filluar që sot. Madje do të keni mundësi të takoni edhe njerëz që do të ndikojnë në jetën tuaj emocionale për mirë. Mos u nxitoni në vendimet tuaja. Me kalimin e Marsit në shenjën e Dashit edhe ju duhet të jeni të kujdesshëm në akset kryesore të jetës suaj.

Ujori:

Më të ndikuar jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e parë këtë fundjavë, ku ju shqetësojnë gjëra të lidhura me shtëpinë, të lidhura me veten, të lidhura me anën emocionale, të cilat duhet t’i trajtoni me kujdes dhe të mos u impononi të tjerëve mendimet dhe idetë tuaja. Ndërkohë që do të keni mundësi shumë të mira në sferën financiare, të cilat do t’i keni nga puna juaj, paralelisht mund të keni shanse për të filluar një punë të dytë. Duke filluar nga data 9 e përgjatë gjithë muajit prill, duhet të jeni të kujdesshëm me lëvizjet tuaja, por edhe me njerëzit e ambientit tuaj. Kujdes si përdorni fjalën!

Peshqit:

Kjo fundjavë ju gjen shumë të aktivizuar, do të keni mundësi të vini afër të dashurve tuaj, t’i takoni, të bëni me ta një udhëtim, pra mundësi shumë të mira për të komunikuar, megjithëse të shtunën mund të keni një pengesë në një udhëtim që doni të bëni. Mund të keni një pengesë në një komunikim apo bisedë me njerëzit e rrethit tuaj. Nëse nuk do të jeni fanatik apo do të evitoni fanatizmin e të tjerëve, çdo gjë do të jetë shumë mirë. Fokusi juaj gjatë gjithë kësaj periudhe, duke filluar nga data 9 prill, duhet të vendoset në sferën financiare, ku do të keni përfitime, por nëse bëhet fjalë për iniciativa të mëdha duhet të jeni të kujdesshëm, pasi çdo vendim që mund të merrni gjatë periudhës në vijim mund t’ju nxjerrë jashtë planifikimit. Paralelisht, plane shumë të mira do të keni javën që vjen edhe për takime të cilat do të jenë frytdhënëse në sferën financiare.

Tags:

horoskop