KreuHoroskop

Horoskopi e shtunë 25 Prill 2026

Horoskopi e shtunë 25 Prill 2026

Dashi

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotme për të gjithë ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ju realizohet sipas planeve. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do jenë gati të hedhin çdo lloj hapi në mënyrë që të ndryshojnë sa më shpejt statusin. Në planin financiar do ju duhet shumë mund dhe sakrifica për të ruajtur një gjendje sa më të qëndrueshme.

Demi

Do bini dakord për gjithçka sot juve që jeni në një lidhje dhe marrëdhënia në çift do mbetet e mirë. Në shumë momente do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do kalojnë shumë vështirësi për ta bërë për vete personin që pëlqejnë, por në fund do ja arrijnë qëllimit. Në planin financiar do hasni goxha probleme dhe vështirësi. Do jetë e vështirë të mund të ruani ekuilibrin.

Binjakët

Ditë e begatë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në disa momente do u duket sikur jeni në ëndërr dhe gjithçka që ndjeni nuk është e vërtetë. Ja që edhe në realitet mund të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Beqarët më mirë të qëndrojnë ashtu si janë sesa të hidhen në “sulm” dhe të mos arrijnë atë që duan. Në planin financiar duhen marrë gjërat me seriozisht.

Gaforrja

Mos bëni gabim të filloni aventura me persona të tjerë sot nëse jeni në një lidhje. Jo vetëm që do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot, por nga ana tjetër do lëndoheni tej mase. Beqarët do kenë tërheqje fizike ndaj disa personave, por nuk do kenë guxim t’iu shprehin. Në planin financiar do kryeni shpenzime të pamenduara dhe gjendja do mbetet delikate.

Luani

Nëse kohët e fundit keni pasur probleme serioze në jetën tuaj në çift, sot qielli i dashurisë do jetë i kaltër dhe me diell. Gjithçka do fillojë të zgjidhet dalëngadalë. Beqarët do jenë të turpshëm dhe të rezervuar, prandaj nuk do e ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do arrini ta stabilizoni gjendjen më shpejt nga sa mendonit.

Virgjëresha

Do ketë disa debate të vogla sot në jetën tuaj në çift, por gjithçka do zgjidhet më shpejt nga sa mendonit. Do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Beqarët më në fund do fillojnë një histori dashurie të qëndrueshme dhe plot emocione. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me katastrofa nëse nuk bëni kujdes dhe nuk shpenzoni pa mbarim.

Peshorja

Ditë mjaft e qetë dhe pa as problemin më të vogël kjo e sotmja. Bëni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Beqarët sado që do mundohen nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni që gjendja të përkeqësohet së tepërmi. Tregohuni të arsyeshëm.

Akrepi

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar në mënyrë të menjëhershme për ta. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Financat do jenë shumë më të qëndrueshme dhe më pozitive se më parë. Do keni mundësi të hiqni edhe disa para mënjanë.

Shigjetari

Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa delikate dhe të mbushur me mosmarrëveshje. Kujdes! Beqarët do realizojnë një takim vendimtar që në orët e para të mëngjesit dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Edhe në planin financiar do jeni me fat dhe do i kryeni me qetësi shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi

Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë sot për jetën tuaj në çift. Do e zgjidhni gjithçka me kujdes dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët do jenë sensualë dhe joshës, por të pavendosur për të filluar një lidhje. Edhe për disa kohë do mbeteni vetëm. Të ardhurat do vijnë duke u rritur falë një shume parash që do merrni nga një punë e kryer së fundmi.

Ujori

Marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme sot. Shumë gjëra do sqarohen njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni të ardhmen me një sy tjetër. Beqarët do lodhen pak së kërkuari, por në fund do e gjejnë personin i cili do ju përshtatet në çdo pikë. Në planin financiar do e kaloni periudhën delikate në të cilën ishit futur.

Peshqit

Tregohuni të matur sot kur të flisni me partnerin tuaj sepse në të kundërt mund të bëni gabime të cilat ai nuk do mund t’ua falë dot. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan, por në fakt mundësitë për të krijuar një lidhje serioze do jenë të pakta. Falë ndikimit të planetëve, perspektivat financiare do jenë goxha të mira. Do ndiheni të qetë.