Një ditë para ekuinoksit të vjeshtës, qielli do të ndriçohet nga një eklips i fuqishëm diellor, i cili do të sjellë energji transformuese për shumë njerëz. Kjo ngjarje e rrallë qiellore pritet të ndezë fillime të reja, sidomos në jetën romantike.
Sipas astrologes së njohur, Lisa Stardust, tre shenja do të preken më shumë nga ky tranzit: Demi, Gaforrja dhe Peshqit. Për këto shenja, eklipsi nuk është vetëm një spektakël qiellor, por një moment reflektimi dhe vendimesh të rëndësishme.
Demi
Njihet për qëndrueshmërinë dhe sensualitetin, por ky eklips i sjell Demit një tronditje pozitive në marrëdhënie. Do të kesh më në fund qartësi absolute për personin me të cilin je – nëse është vërtet ai që plotëson standardet e tua.
Ky është momenti për të hedhur hapin e madh: të kërkosh stabilitet, të hapesh ndaj njerëzve të rinj ose madje të eksplorosh botën e aplikacioneve të takimeve. Universi po të udhëzon drejt personit që të përputhet me shpirtin tënd.
Gaforrja
Shenja më emocionale e zodiakut do të ndiejë fuqishëm ndikimin e këtij eklipsi. Marrëdhëniet e së shkuarës, ndjenjat e papërfunduara dhe dëshira për siguri do të rikthehen fuqishëm.
Nëse je në çift, mund të vendosësh të forcosh lidhjen ose të kuptosh qartë nëse duhet të ecësh përpara vetëm. Nëse je single, universi të jep një shans për një takim të papritur që do të prekë thellë zemrën tënde. Ky është momenti për të lënë frikën mënjanë dhe për t’u hapur ndaj dashurisë së re.
Peshqit
Ky eklips është një thirrje e fortë për shpirtin romantik të Peshqve. Ndjenjat që ke mbajtur të fshehura do të dalin në sipërfaqe. Do të kuptosh më qartë çfarë kërkon vërtet nga dashuria: një lidhje shpirtërore, thellësi emocionale dhe një partner që e ndan me ty botën e ëndrrave.
Ky tranzit mund të sjellë një deklaratë dashurie të papritur ose një njohje që do të të duket sikur ka ardhur nga një jetë tjetër. Energjia e eklipsit të shtyn të mos e shohësh dashurinë si fantazi, por si një realitet që duhet përqafuar.

