Yjet japin sinjale pozitive për fundvitin dhe fillimin e vitit të ri, por jo gjithçka është aq e qartë sa duket. Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, paralajmëron se disa data kyçe të dhjetorit mund të sjellin zhgënjime të vogla, keqkuptime dhe shpenzime të panevojshme, veçanërisht në marrëdhëniet personale dhe financiare.
Sipas saj, datat 23 dhe 24 dhjetor janë më të ndjeshmet emocionalisht, ku një vlerësim i gabuar i situatave mund të çojë në konflikte, ndarje apo vendime të nxituara financiare. Po ashtu, fundi i vitit pritet të jetë i ngarkuar në komunikim, ndërsa datat 30–31 dhjetor dhe 1 janar sjellin një ekzaltim emocional që kërkon maturi.
Megjithatë, Kalogeri thekson se periudha në tërësi nuk është negative. Përkundrazi, nga tani e në vijim hapet një dritare e mirë për reflektim, planifikim dhe organizim. Janari, veçanërisht deri në datat 16–20, pritet të jetë një muaj favorizues si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë emocional, me mundësi për rritje të të ardhurave dhe stabilizim të përditshmërisë.
Në nivel global, astrologia parashikon zhvillime të forta në sferën financiare dhe social-politike, ku lufta për influencë dhe interesa të ndryshme mund të sjellin tensione.
Parashikimi për 12 shenjat e horoskopit
Dashi
Një periudhë shumë pozitive për jetën sociale dhe profesionale. Kontaktet dhe bashkëpunimet sjellin përfitime, ndërsa edhe jeta emocionale merr ndikime të favorshme.
Demi
Favorizime në të gjitha drejtimet. Udhëtime, plane afatgjata dhe stabilitet financiar. Këshillohet kujdes nga marrëveshjet financiare me të tjerët.
Binjakët
Kujdes në datat 23–24 dhe në fundvit, veçanërisht në marrëdhëniet profesionale dhe personale. Nga ana tjetër, priten përmirësime në të ardhurat që vijnë nga të tjerët.
Gaforrja
Periudhë dinamike me shumë ndërveprime dhe negociata të rëndësishme. Mundësi të mira në marrëdhënie, por kërkohet kujdes për shëndetin dhe lodhjen.
Luani
Ngarkesë e madhe në përditshmëri dhe punë, sidomos gjatë festave. Shpërblimi financiar vjen në janar, ndërsa shpenzimet e fundvitit duhen kontrolluar.
Virgjëresha
Probleme të vogla shëndetësore, familjare apo profesionale rreth datave 23–24, por deri më 25 dhjetor nis një periudhë shumë e mirë në të gjitha aspektet.
Peshorja
Fokusi te familja dhe shtëpia. Ankth dhe nxitim gjatë festave, por jeta sociale ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Kujdes në komunikim më 23–24.
Akrepi
Shqetësime financiare për shkak të iniciativave të mëdha. Kërkohet maturi deri në fund të vitit. Janari pritet shumë i favorshëm për promovim profesional.
Shigjetari
Vëmendje maksimale në financa dhe shmangie e ekzagjerimeve. Funddhjetori dhe janari sjellin përfitime ekonomike dhe qetësi psikologjike.
Bricjapi
Periudhë shumë dinamike që bëhet edhe më pozitive pas datës 24–25. Mundësi për realizime të rëndësishme në marrëdhënie dhe karrierë.
Ujori
Kohë reflektimi dhe planifikimi për të ardhmen. Kujdes me shpenzimet dhe konfliktet me miqtë.
Peshqit
Në përmbyllje të vështirësive të fundit. Kërkohet korrektësi në punë dhe kujdes në bashkëpunime. Jeta sociale aktivizohet ndjeshëm deri më 25 dhjetor.
Në përfundim, astrologia këshillon maturi në ditët kritike të funddhjetorit, por optimizëm për fillimin e vitit të ri, i cili pritet të sjellë më shumë stabilitet dhe mundësi zhvillimi për shumicën e shenjave.
