Pas homazhit pranë arkivolit të Papa Françeskut, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky dolën së bashku nga Bazilika e Shën Pjetrit, përpara se të uleshin në zonën e rezervuar për autoritetet kryesore të huaja që morën pjesë në ceremoninë e varrimit.
Të dy liderët u takuan ballë për ballë brenda Bazilikës për të paktën 15 minuta. Më pas, atyre iu bashkuan edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, siç tregojnë fotografitë e publikuara nga presidenca ukrainase.
Trump dhe Zelensky ranë dakord të zhvillojnë bisedime të tjera pas funeralit të Papës.
Sipas Zelensky-t takimi ishte pozitiv, do të ketë takimet të tjera dhe nëse luftës i jepet fund, kjo do të jetë historike.