KreuCelebrity

“Noizy më i mbivlerësuar”/ Renditja e VIP-ave sipas Cllevio-s: Karton i kuq për Xhensila Myrtezaj…

“Noizy më i mbivlerësuar”/ Renditja e VIP-ave sipas

Cllevio, i ftuar në “Kampionët e Botës” në Tv Klan, nuk u kursye teksa foli për disa personazhe të njohur shqiptarë duke bërë një lloj renditjeje. Ai tha se Noizy është i mbivlerësuar, Xhensila Myrtezaj nuk e vlerëson dhe i jep “karton të kuq”, ndërsa Getoarin e cilëson si reperin më të mirë, që sipas tij meriton “Topin e Artë”.

Marina: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?

Cllevio: Noizy.

Marina: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?

Cllevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.

Marina: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?

Cllevio: Diva, Dafina.

Marina: Kush e meriton kartonin e kuq?

Cllevio: Xhensila Myrtezaj.

Marina: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?

Cllevio: Gango.

Marina: Topi i Artë shkon për?

Cllevio: Getoarin.