Beyonce mbajti në fillim të javës koncertin e parë në kuadër të turneut të saj të ri “Cowboy Carter”, i cili promovon albumin me të njëjtin emër, për të cilin së fundmi fitoi çmimin prestigjioz Grammy.
këngëtarja e famshme amerikane hapi koncertin gati tre-orësh në stadiumin SoFi pranë Los Angeles me këngën “American Requiem”, duke performuar e veshur me një kostum të ngjitur pas trupit, e shoqëruar nga balerinë të veshur me të kuqe.
Edhe pse koncerti ishte mbresëlënës vizualisht dhe albumi pati një sukses të madh nga kritika dhe komercialisht, turneu hasi disa sfida – veçanërisht kur bëhet fjalë për shitjen e biletave.
Sipas mediave të huaja, stadiumi SoFi në Los Angeles, ku u mbajt shfaqja e parë, nuk ishte i mbushur plotësisht. Pak minuta para se të fillonte koncerti, më shumë se 3,000 vende mbetën bosh, cka beri qe shume ta konsideronin koncertin "te deshtuar".



















