Justin Bieber publikoi një meme nga filmi “The Lord of the Rings”, ku personazhi Gollum shfaqet duke mbajtur unazën e artë, e shoqëruar me tekstin: “Vajzat në rrjetet sociale kur fejohen”, dhe fansat, menjehere menduan se artisti reagoi ne këtë mënyrë të fshehtë ndaj fejesës së ish-të dashurës së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco.
Spekulimet "shpërthyen" në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës aluduan se ishte një thumb ndaj Gomez. “Justin Bieber po çmendet nga lajmi i fejesës së Selenës?? Karma është reale”, shkroi një përdorues në X. Të tjerë e kritikuan këngëtarin, duke e quajtur të papjekur dhe duke kujtuar se tashmë është baba.
Vetë Justin sakaq nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë çështje.