
Shakira ka reaguar me anë të ekipit të saj pas akuzave se ajo po përballet me një hetim të dytë për mashtrim të dyshuar tatimor. Këngëtarja gjithmonë ka mbajtur një profil të ulët në lidhje me problemet e saj financiare, por së fundmi duket se ka zgjedhur të thyejë hështjen.
Sipas raporteve, gjykatat në Spanjë e akuzojnë atë për mashtrim nga autoritetet tatimore mbi të ardhurat dhe mbi pasurinë në vitin 2018. Ndërsa Shakira ka heshtur, ekipi i saj ligjor ka folur për të në këtë moment, duke treguar se si ndihet ylli i muzikës në këtë kohë.
“Siç është thënë në shumë raste, Shakira ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nën drejtimin e ekspertëve më të mirë tatimorë”, deklaroi ekipi i saj të enjten. Ekipi ligjor i këngëtares nuk do të bëjë asnjë koment derisa njoftimi të arrijë në rrugët zyrtare dhe të përcaktuara ligjërisht.
Shakira tani jeton në Miami, ndaj duhet të njoftohet personalisht në adresën e re, në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit. “Tani ajo është e fokusuar në jetën e saj artistike në Miami dhe është e qetë dhe e sigurt në një zgjidhje të favorshme për çështjet e saj tatimore”.





Horoskopi ditor, e premte 21 korrik 2023











Metodat më të mira për të lënë duhanin!



