
Rita Ora do të bëjë një rrëfim të sinqertë për veten në albumin e saj të ri “You and I”, i cili do të publikohet më 14 korrik. Këngëtarja 32 vjeçe, pranon se ‘humbi një pjesë të vetes’ gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur përfundoi në titujt e mediave për shkeljen e rregullave të pandemisë së koronavirusit me organizimin e një feste gjatë periudhës së karantinës, shkruan DailyMail.
Rita, e cila tani është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, gjithashtu këndon në disa prej këngëve të saj për dashuritë e saj të humbura. Ajo ka qenë më parë në lidhje me DJ-in e famshëm Calvin Harris dhe vëllain e vogël të Kim Kardashian, Robert.
Tabloidi britanik The Sun shkruan se në këngën e albumit të titulluar “Look At Me Noë”, ajo i referohet vetes si ‘e djegur’ dhe si një njeri që ka qenë ‘në ferr’. Në këngën “Girl In The Mirror”, Rita këndon: “Më fal, të dua, thjesht ajo e di se çfarë ndjej. Ka kaluar nëpër terapi vetëm për të marrë këtë nivel shërimi”.
Diku tjetër në album, interpretuesja e shumë hiteve me sa duket i referohet grindjeve të saj me ish-shefin e shtëpisë diskografisë ‘Roc Nation’, reperit Jay-Z, si dhe me ish-in Calvin, i cili thuhet se luftoi shumë për të mbajtur kontrollin e muzikës së saj. “Tani pyes veten pse humba një pjesë timen, duke u përpjekur kaq shumë për të kënaqur, sapo dëgjova jehonën time, tani po përpiqem ta lë të shkojë”, thuhet në vargjet e këngës.
Në vitin 2020, Rita Ora u akuzua për shkelje të ligjeve të atëhershme të izolimit duke organizuar një festë madhështore të ditëlindjes së 30-të. Tridhjetë vetë dyshohet se morën pjesë në një festë sekrete në një restorant të quajtur “Casa Cruz” në Londrën Perëndimore.





Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti!



Horoskopi ditor, e martë 13 qershor 2023









Konfirmohet romanca e Shakirës me Hamilton!


