KreuStil Jetese

Lady Gaga, ndryshime në fytyrë: Shokohen fansat!  

Lady Gaga, ndryshime në fytyrë: Shokohen fansat!  

Klipi i fundit i postuar nga Lady Gaga në TikTok i ka befasuar fansat. Ata nuk mundën të dallonin nëse gruaja në foto është këngëtarja apo jo. Artistja reklamoi një firme kozmetike, por fytyra e saj dukej krejtësisht ndryshe nga sa e njohim. Disa nga ndjekësit thanë se gruaja në ato pamje nuk kishte mundësi të ishte ajo vetë, por dukej më e ngjashme me Miley Cyrus.  

“Kush është kjo grua?”, “Lady Gaga, ti je?”, “Në asnjë mënyrë nuk është kjo Lady Gaga,” “Ku është Gaga?”, “Diçka këtu është shumë ndryshe”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.  

Nuk vonoi pas kësaj që të shpërthenin supozimet se këngëtarja i ka “bërë dicka fytyrës së saj”, duke qenë se dukej plotësisht ndryshe. Nuk përjashtohet ndërkohë edhe mundësia që ajo thjeshtë ketë përdorur një filtër në TikTok për të ndryshuar pamjen.  

Ndërkohë fotot e fundit të artistes, ku shihet barku i saj i tonifikuar e tregojnë më të dobët dhe më në formë se kurrë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF