KreuStil Jetese

Georgina dhe mesazhi i saj misterioz pas puthjes me Ronaldon!

Georgina dhe mesazhi i saj misterioz pas puthjes me Ronaldon!

Pas të gjitha thashethemeve dhe lajmeve rreth marrëdhënies së Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, duket se gjithçka po shkon mirë, pasi ylli portugez mori përsipër që përmes rrjeteve të tij sociale të lërë mënjanë krizën e supozuar me një puthje me partneren e tij.

Në këtë mënyrë, Georgina dhe ylli portugez vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë në Arabinë Saudite, aty ku Cristiano Ronaldo luan për Al-Nassr, pasi në fillim të vitit vendosi të nisë një aventurë të re larg futbollit europian.

Ndërkohë, Georgina ka qenë e zënë për shkak të angazhimeve të shumta, sidomos me promovimin e dokumentarit të saj “Netflix”, i cili tashmë ka një episod të dytë në dispozicion të të gjithë shikuesve që dëshirojnë ta shikojnë.

Ditët e fundit Georgina Rodríguez ka zgjedhur rrjetet e saj sociale për të bërë një deklaratë për këtë temë, me një mesazh mistik. “Zoti i mbron ata që besojnë tek ai”, ka shkruar ajo. Krahas kësaj deklarate, modelja ka postuar një imazh në të cilin shihet e veshur me një rruzare në qafë.

Georgina ka treguar gjithmonë se është besimtare dhe e jeton intensivisht besimin e saj, siç shihet edhe në këtë postim në Instagram.

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Tags:

Home bordo