KreuStil Jetese

VIDEO/ I bie të fikët gjatë fjalimit, e reja largohet me barelë nga protesta!

VIDEO/ I bie të fikët gjatë fjalimit, e reja largohet me

Gjatë protestës që po mbahet ditën e sotme përpara Kryeministrisë, studentes Klea Vukaj i ka rënë të fikët teksa po mbante një fjalim. E reja është ndjerë keq dhe i ka rënë të fikët, ndërsa shërbimet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ajo është larguar me barelë nga protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa mbajti fjalën e saj në skenën e përgatitur për fjalimet e demokratëve, ajo nisi të mos shqiptojë mirë dhe kanë qenë disa persona që e mbajtën para se të rrëzohet.

Protesta kombëtare e kësaj të premte ishte thirrur nga Sali Berisha. Tubimi nisi në orën 12:00, ndërsa në terren ka më shumë se 1200 forca policie.

Tags:

Home bordo