KreuFashion

Buzëkuqi harxhohet shpejt? Truku sesi të zgjasë më shumë!  

Buzëkuqi harxhohet shpejt? Truku sesi të zgjasë më

Duket mirë në fillim, por pas gjysmë ore, buzëkuqi thjesht është zhdukur nga buzët tuaj ose të paktën është zbehur shumë. Ka megjithatë mënyra sesi kjo gjë të parandalohet.  

Stilistë të grimit me përvojë ndajnë eksperiencat e tyre dhe tregojnë se në fakt, nuk do t`ju marrë shumë kohë të të keni një ngjyrë të përsosur dhe të përhershme në buzët tuaja. 

Ata thonë se fillimisht duhet aplikuar buzëkuq ose laps mat në të gjithë sipërfaqen e buzëve. Pas kësaj, lyejeni duke përdorur një pecetë në mënyrën si në vijim: paloseni në gjysmë, më pas futeni midis buzës së poshtme dhe të sipërme. Shtypni lehtë shtresën e pecetës së letrës. 

Duke përdorur një furçë për hijezim, aplikoni pudër në buzët tuaja. Pas kësaj, vendosni një shtresë të re buzëkuqi. Do të vini re se ai do të jetë më i qëndrueshëm dhe do të zgjasë më gjatë në buzë.