Gigi Hadid po vonon ta bëjë publike lidhjen e saj me yllin e Hollywoodit, Leonardo DiCaprio, pasi nuk dëshiron të lëndojë ish-in e saj, Zayn Malik. Kështu ka thënë një burim i afërt me modelen për Cosmopolitan. 27-vjeçarja dhe Malik e nisën lidhjen në vitin 2015 dhe kanë një vajzë së bashku, përpara se të ndaheshin përfundimisht në 2021.
Një tjetër burim i tha “Entertaiment Tonight” se Hadid dhe DiCaprio janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin” pavarësisht se i mbajnë gjërat private.
“Gigi dhe Leo janë parë së bashku dhe janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat në nivele të ulëta në marrëdhënien e tyre”, thotë më tutje burimi.
“Ata po përpiqen t’i mbajnë gjërat private dhe të mos tregojnë më shumë për publikun. Gigi dhe Zayn të dy duan vetëm atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çmos që të kenë një marrëdhënie të përzemërt, të jenë prindërit më të mirë që mund të jenë dhe bashkëprindër të Khai”, shtoi burimi.
DiCaprio është i njohur për lidhjet me femra më të reja, diçka për të cilën njihen edhe George Clooney dhe Bruce Willis. Sipas The Sun, ish-partnerja e DiCaprios, Camila Morrone, ishte e fokusuar në karrierë, derisa aktori kishte synuar të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Pasi Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, u tha se ishte ajo që u nda me aktorin.





