Roger Federer i ka dhënë fund karrierës së tij profesionale, pasi luajti këtë të premte ndeshjen e fundit me rivalin e tij gjatë eventit të Laver Cup në Londër.
Tenisti zviceran Roger Federer së bashku me Rafael Nadal dhe shokët e tjerë të skuadrës nuk i mbajtën dot lotët.
Roger Federer po tërhiqet nga tenisi në moshën 41-vjeçare pas një sërë operacionesh në gjunjë duke mbyllur një karrierë në të cilën ai fitoi 20 tituj Grand Slam, përfundoi pesë sezone në vendin e parë dhe ndihmoi në krijimin e një epoke të artë të tenisit për meshkuj me rivalët Rafael Nadal dhe Novak Gjokovic.
Biletat për ndeshjen e fundit të Roger Federer në Laver Cup arritën një çmim prej 68 mijë eurosh.



















