KreuCelebrity

Nicolas Cage bëhet baba për herë të tretë në moshën 58-vjeçare!

Aktori i njohur Nicolas Cage, 58 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Riko Shibata kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e plotë August Francesca Coppola Cage. Bëhet e ditur se Riko lindi në një spital në Los Angeles të mërkurën, më 7 shtator.

Aktori Nicolas dhe Rico u takuan në Japoni në vitin 2020 kur ai po xhironte filmin “Prisoners Of Ghostland”.

Kujtojmë që ky është fëmija i parë i Rikos dhe i treti i Nicolas. Aktori i “Kick-Ass” ka djalin Weston Coppola Cage, 31 vjeç, me ish-partneren, Christina Fulton dhe djalin Kal-El, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Alice Kim.

easy dinner ideas