KreuCelebrity

Pas 20 vitesh, Aldo ndryshon formulën e emisionit!

Në nisje të sezonit të ri, pritet që programet televizive të vijnë me ndryshme dhe risi. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me një prej programeve ikonë të mëngjesit, “Aldo Morning Show” në televizionin Klan, të cilin sezoni i ri e ka gjetur me ndyrshime në strukturë.

Aldo ka vendosur të vijë pranë publikut me ndryshime në formatin e programit të tij pas 20 vitesh, që prej transmetimit të tij në Top Channel.

Tashmë jo më i fshehur pas mikrofonit, Aldon Lipe do të drejtojë prej orës 7 pa 1 minutë deri më 10:00 një program plot varietet, i shoqëruar nga gazetaret Albana Çaushaj dhe Megi Latifi. Telefonatat në studio do të shndërrohen në mesazhe në WhatsApp, të cilat mund të jenë edhe videothirrje.

Veç temës së ditës, do të vijojë parashikimi i motit, përditësimi mbi lajmet e fundit, si dhe rubrika “Zëri i Qytetarëve”. Natyrisht, muzika e mirë do të zgjojë si dhe do i shoqërojë shikuesit e programit për të nisur një mëngjes të këndshëm.

Gjithashtu një i ftuar special do të jetë i pranishëm në program për një intervistë plot dinamizëm dhe energji.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF